You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE SHTESË PËR ZHDUKJEN E NJOLLAVE NGJYRË KAFE, (EKSKLUZIVE)

SEKRETE SHTESË PËR ZHDUKJEN E NJOLLAVE NGJYRË KAFE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ngaqë nuk është hera e parë që flasim për trajtimin e njollave ngjyrë kafe, prurja e sotme nuk ka si qëllim shtjellimin e shkaqeve të qukave, por, zbulimin e disa sekreteve të tjera lidhur me luftimin e tyre në mënyrë sa më të shpejtë dhe të sigurtë. Ndaj, pa u zgjatur me referenca jo relative, po hyj menjëherë në temë…

Për efekte sa më të mira ndiqni tri këshillat e mëposhtme:

1. Përdorni luleshtrydhe të freskëta, 1/2 lugë çaj lëng portokalli, 2-3 pika lëng limoni dhe gjysmë avokado të shkrirë. Aplikojeni dy herë në javë.

2. 1 lugë gjelle sheqer dhe disa pika lëng limoni të shtrydhur vetë. Përdoreni 1 herë në javë. Në rast se keni lëkurë të thatë, më mirë mos e përdorni fare, sepse shkakton më shumë thatësi.

3. Përzieni së bashku 1 lugë gjelle kos të freskët, 3-4 pika lëng limoni dhe 1 lugë çaj lëng karote, për efekte të mahnitshme./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top