You Are Here: Home » Gnomonologji » DHEMBJET E BOTËS… MENDIME NGA SHOPENHAUERI…

DHEMBJET E BOTËS… MENDIME NGA SHOPENHAUERI…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Shopenhauer

Në çdo fatkeqësi, në çdo vuajtje, ngushëllimin më të madh e gjejmë tek ata që janë në një gjendje më të keqe se ne. Këtë mund ta bëjë çdokush, por, ç’vlerë ka për gjithkënd?

Njerëzimi mund të krahasohet me një kope që lodron e qetë në livadh, ndërkohë që kasapi zgjedh se cilën prej bagëtive do të therrë. Ditëve që jemi të lumtur, nuk na shkon në mend se ç’fatkeqësi mund të na ruajë fati – sëmundje, dëbim, shkatërrim, gjymtim, verbërim, çmenduri, vdekje ose çdo gjë tjetër…

Sa herë duam të përvetësojmë diçka, hasim në rezistencë dhe reagim. Të gjitha kanë një dëshirë armiqësore që duhet ta zbusim. Në jetën e popujve, historia s’është gjë tjetër veçse luftëra dhe trazira. Vitet e paqes ngjajnë me… pushime të shkurtra, ngjarje rastësore.

Në të njëjtën mënyrë, jeta e njerëzve është një betejë e vazhdueshme, dhe jo vetëm ndaj të këqijave të pakapshme, si varfëria apo mëzitja, por, dhe ndaj njëri-tjetrit. Në çdo rast, përballemi me një kundërshtar, dhe e gjithë jeta jonë është një luftë e pandërprerë, së cilës i bindemi duke mbajtur armën fort me dorë.

Vuajtjeve të ekzistencës sonë i shtohet një tjetër rendje kohe, që na shtyn, pa lejuar të marrim frymë, duke goditur secilin në shpinë me kamzhikun e mizorit. Vetëm ata që i janë dorëzuar… mërzitjes i shpëtojnë kësaj përndjekjeje./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top