You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » 3 USHQIMET QË ZHDUKIN YNDYRËN E BARKUT, (EKSKLUZIVE)

3 USHQIMET QË ZHDUKIN YNDYRËN E BARKUT, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se ka filluar t’ju zë paniku për kiligramët që shtuat gjatë muajve të verës, një gjë dua t’ju them vetëm: Fund! S’është e nevojshme të merakoseni më, apo të rrudhni buzët para pasqyrës me pantallonat gjysmë të mbërthyera… Konsumoni ushqimet e mëposhtme dhe në përputhje me pak ushtrim fizik, keni për të shpëtuar nga prania e barkut të bezdisshëm:

Bollguri

Jo vetëm të ngopë, sepse është i pasur me fibra bimore, por të pengon të konsumosh dhe ushqime të tjera të pashëndetshme për organizmin, duke rritur në të njëjtën kohë ndjesinë e ngopjes.

Bajamet

Bajamet përbëjnë burim kryesor yndyrnash të pangopura (ose siç quhen ndryshe “yndyrna të mira”), të cilat sipas hulumtimeve më të fundit është vërejtur se kontribuojnë në djegien e yndyrnës së tepërt nga pjesa e barkut. Njëkohësisht, ndihmojnë në kontrollin e urisë, ndërsa janë të pasura me fibra bimore.

Salmoni

Jo vetëm zvogëlon inflamacionet, por, ndihmon dhe në ruajtjen e ekuilibrit të hormoneve, nuk e ngarkon trupin me kalori të tepërta, si dhe duhet sasi e madhe energjie për tretjen e tij./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top