You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË ZVOGËLON PORET DHE HEQ PIKAT E ZEZA TË LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

MASKA QË ZVOGËLON PORET DHE HEQ PIKAT E ZEZA TË LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shumë herë akoma dhe nëse kemi kaluar fazën e pubertetit, pikat e zeza (blackheads) vijojnë të mbeten në fytyrë. Dhe megjithëse shpenzojmë pa hesap për zhdukjen e tyre, ndryshimi që vërejmë është thuajse minimal. Pas pak, ato bëhen njëlloj të dukshme si më parë…

Mënyra më e mirë për largimin e tyre është pastrimi i lëkurës. Në rast se problemi është goxha i madh, përdorni një sapun neutral (pa aromë), për larje fytyre dhe mos harroni të bëni peeling një herë në javë. Paralelisht, përgatisni maskën e mëposhtme, e cila ofron veprim të dyfishtë, zvogëlim poresh dhe heqje pikash të zeza.

Në një blender shtoni dy degëza majdanoz, dy lugë gjelle kos, pakëz uthull molle dhe bëjini pure (tip brumi). Në vazhdim, përhapeni në të gjithë fytyrën (përveç syve), lereni të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj lahuni me ujë të ftohtë. Menjëherë do të ndiheni më të freskëta dhe më rrezëllitëse. Poret do të fillojnë të zvogëlohen dhe pikat të largohen gradualisht./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës… 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top