You Are Here: Home » Kuriozitete » TRONDITËSE! LA HIENËN T’I HANTE ATË “PLAÇKËN” PËR T’U BËRË…

TRONDITËSE! LA HIENËN T’I HANTE ATË “PLAÇKËN” PËR T’U BËRË…

Nga Lorena Stroka

Iku ajo kur duhej të punoje nga mëngjesi deri në darkë vonë për të fituar bukën e gojës. Tani, falë mjekëve-magjistarë (zoti i bëftë të tillë) dhe këshillave të tyre dobishme… varfëria qenka fare e lehtë për t’u dëbuar… nga një çast në tjetrin mund të hash me lugë floriri… Këtë, të paktën besoi një fatzi nga Zambia, i cili i lodhur nga skamja vendosi të ndryshonte fatin e vet…

Mjekët-magjistarë (që lidhnin e zgjidhnin në fshat), e këshilluan Chamangeni Zulu se si të bëhej i pasur. I thanë të zhvishej lakuriq, të shkonte në mesin e xhunglës, dhe në rast nevoje të flijonte dhe ndonjë pjesë të trupit të tij. Atje, i riu u përballë me dhëmbët e mprehtë të një hiene, e cila pasi i gllabëroi dy prej gishtave të këmbëve, vendosi ta lehtësonte dhe nga një tjetër peshë… i hëngri dhe organin gjenital.

Pas sulmit të pashoq, i riu, arriti të zvarritej deri në anën e rrugës, ku dhe u gjet nga disa kalimtarë… Në spital u vërtetua gjymtimi makabër i të riut mendjelehtë që ra viktimë e këshillave të sharlatanëve./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top