You Are Here: Home » Gnomonologji » TRI FAZAT E MALLIT…

TRI FAZAT E MALLIT…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Rohemapton University, UK

Paco Ignacio Taibo II

Në fazën e parë, kujtimet janë aq të freskëta, aq të afërta, aq tripërmasore, sa mund t’i shmangësh me disa driblime të vogla. Me një shtirje të mirë i lë të gjitha pas të goditen në të shkuarën…

Pastaj vijnë ditët kur kujtesa të dhemb si dhembje e keqe koke, dhe skenat rindërtohen duke tingëlluar si daulle në qendrën e kafkës.

Në fund malli bëhet naiv, i trishtuar, i dhimbshëm, por gjithmonë ngulmues… E sjellin pikat e shiut që rrëshqasin xhamave të thyer, era që tundë degët e pemëve, lisharësi i vetmuar që lëkundet në park, të gjitha vendet e përbashkëta të vetmisë…

Megjithatë, malli është i butë… nuk është më pak ngulmues, as më pak tumor malinj. I vetmi problem i tij ish se malli i binte në hapësirë. Nuk mund të kthehesh tek diçka që nuk ekzistonte. Nuk mund të kthehesh tek diçka që nuk ekziston. Por mund të ndjesh mall për atë që kishe dhe humbe./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top