SI TRAJTOHEJ KRIZA E HISTERISË NË SHEKUJT E KALUAR?
Ndiheni të lodhura? Vështirësoheni të flini? Keni dhembje apo enjtje barku? Nuk keni oreks për të ngrënë? Keni dëshirë të fortë seksuale? Futeni shpesh në telashe? Në qoftë se përgjigjeni pozitivisht në njërën prej pyetjeve të mësipërme dhe jeni grua, atëherë, jeni të detyruara të hyni në një klinikë psikiatrike. Të paktën këtë do t’ju thonin nëse do të kishit lindur në shek. e 19-të në Europën Perëndimore.
Frojdi e përkufizonte histerizmin si shenjë të paqëndrueshme të sjelljes seksuale. Ajo ishte sëmundja më e zakonshme e grave. Një nga trajtimet më efektive të saj ishte orgazma artificiale, dhe pse mjekët nuk e përcaktonin si të tillë. “Histeriket” vizitoheshin nga një mjek specialist, i cili u bënte masazh në organin gjenital derisa ato të arrinin në çlirim.
Shenjat më të shpeshta të dalldisjes ishin spazmat muskulare e vaginale, britmat, ngritja e temperaturës së trupit dhe një ndjenjë e fortë euforie. Pas çdo takimi pacientet largoheshin të çliruara, të ripërtërira, të qeta dhe mjaft të gëzuara. Në fundin e shekullit të 19-të, gratë filluan të përdornin vibratorët e parë elektrikë. Përdorimi i tyre bëhej vetëm me recetë nga mjeku, dhe kish si qëllim trajtimin e problemit të tyre. Falë ardhjes së vibratorëve, gishtrinjtë e mjekëve i shpëtuan lodhjes së pandalshme…
Trajtime të tjera të histerisë…
Shpesh herë pacientet ishin të detyruara t’i nënshtroheshin heqjes së mitrës, ose prerjes së organit të jashtëm gjenital (klitorisit). Baker Brown, mjeku i parë i cili zbatoi rrethprerjen në Angli (1858), pretendonte se pas operacionit: “femrat e padisiplinuara bëheshin bashkëshorte të mira, adoleshentet rebele riktheheshin në gjirin e familjeve të tyre dhe gratë e martuara mbeteshin menjëherë shtatzënë”.
Kjo lloj metode vazhdoi të zbatohej deri në filim të viteve 40-të…
Sigurisht në shumë vende të “botës së tretë”, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Madje i gjithë procesi tashmë kryhet nga vetë gratë duke e karakterizuar si shpëtim nga “papastërtitë” e seksualitetit.
Seksualiteti femëror është trajtuar gjithmonë me frikë dhe mosbesim. Ato ndëshkoheshin për gabimin më të vogël erotik dhe stigmatizoheshin për veprime që gjinia tjetër mund t’i kryente fare lehtë, pa dhënë llogari askund dhe për asgjë./AlbStroka.com/
Sot, histeria është një sëmundje e vërtetë, e hasur sa në femra po aq dhe në meshkuj, e cila nuk ka lidhje me sjelljen seksuale, por me çrregullimet psikologjike dhe fizike që çojnë në paralizë, verbim dhe shurdhim./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com