You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SAPUN ANTI-RRUDHË ME ALOE VERA NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

SAPUN ANTI-RRUDHË ME ALOE VERA NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në çdo kohë që të hapësh dollapin tim, kundërmon erë trëndafili, nuk ka sirtar që të mos ketë sapun brenda, sidomos në sirtarin e të brendshmeve gjenden mbi 5-6 të tillë, me aromëra të ndryshme lulesh. Disa prej tyre janë të blerë dhe ca të tjerë të bërë vetë. I dashuroj pafund… dhe me aq sa kam parë e dëgjuar nuk jam dhe e vetmja…

Dhe meqë jemi tek tema e sapunëve, mendova të ndaj me ju recetën e një sapuni anti-rrudhë me përbërës kryesor aloe-vera-n, në kushte shtëpie. Recetë më të lehtë e të shpejtë se kjo, jam e sigurtë që nuk keni parë apo provuar të përgatisni herë tjetër! Në qoftë se s’më besoni, hidhini një sy vetë:

Përbërësit

5 lugë supe xhel aloe vera

1 lugë supe vaj bajame

2 lugë supe sapun të lëngshëm Castile (sapun natyral me vaj ulliri)

20 pika vaj esencial livandoje ose kamomili

Përgatitja

Në një shishe plastike ose prej qelqi (akomë më mirë), zbrazni me ndihmën e një gypi të gjithë përbërësit e mësipërm dhe tundini fort derisa të bashkohen mirë. Pataj, shtoni 5-6 pika vaj vitamine E për efekt sa më të mirë. Sapunin e lëngshëm përdoreni për larjen e fytyrës në mëngjes dhe në darkë./AlbStroka.com/Brenda dy javëve të para, do të vëreni zbutje rrudhash dhe shkëlqim të paparë lëkure./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top