You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KAMA SUTRA: CILA ËSHTË “ARMA” E FEMRAVE NË SHTRAT?

KAMA SUTRA: CILA ËSHTË “ARMA” E FEMRAVE NË SHTRAT?

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se mendoni se gjinjtë e mëdhenj me/pa silikon, vithet e ngritura me/pa kolagjen, apo muskujt e barkut me/pa lëndë anabolike janë të vetmet pjesë seksi në trupin e një femre, gaboheni. Sipas autorit të Kamasutrës: “nëse një mashkulli do t’i mbyllnin sytë dhe do t’i kërkonin të prekte trupa të ndryshëm femrash, për të do të ishte thuajse e njëjta gjë, por, në rast se secila prej tyre do ta përshkonte me gjuhë, aty do të ishte në gjendje të përcaktonte se cila nga ato e ndizte më shumë…”

Vatsyayana, citon se “arma” më e fortë e çdo gruaje në shtrat është… gjuha e saj. Me atë, ajo mund të “robërojë” cilindo mashkull qoftë. Madje, nënvizon se kjo është një privilegj që e kanë vetëm femrat, dhe jo meshkujt, pasi siç është e njohur, kriteret e meshkujve në përzgjedhjen e partnereve, janë krejt të ndryshme nga ato të femrave, të parët kërkojnë kënaqësinë, ndërsa të dytat… sigurinë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top