You Are Here: Home » Kuriozitete » HISTORIA E BURRIT ME TRE KËMBË DHE DY ORGANE GJENITALE!

HISTORIA E BURRIT ME TRE KËMBË DHE DY ORGANE GJENITALE!

Nga Lorena Stroka

Në asnjë rast veçantia nuk duhet të jetë shkak përbuzjeje, mënjanimi, mospërkrahjeje apo braktisjeje.  Është e padrejtë dhe çnjerëzore të ndëshkosh dikë, vetëm dhe vetëm sepse është i ndryshëm nga ty. Ky realitet bëhet akoma më i dhimbshëm kur sjellje të tilla ndeshen mes prindërve dhe fëmijëve. Pikërisht, për një rast të tillë do të flasim sot, për historinë e Francesco Lentini-it.

Lentini ishte një foshnjë që lindi me tre këmbë dhe dy organe gjenitale.  Ishte  fëmija i 12-të i një familjeje të thjeshtë. Kishte gjithësej tre këmbë, katër shputa, gjashtëmbëdhjetë gishtrinj dhe dy organe gjenitale me funksion normal.

Lentini u përballë me shpërfilljen dhe mospranimin qysh nga dita e lindjes së tij. Prindërit, e braktisën, dhe rritjen e tij e mori përsipër një hallë, e cila në fund e dorëzoi në një qendër që strehonte fëmijë me aftësi të kufizuara. Aty, Lentini kaloi një pjesë të fëmijërisë së vet mes shumë fëmijëve të tjerë me probleme shikimi, dëgjimi etj., etj.

Në moshën 8 vjeç, Lentini u zhvendos nga Italia në Amerikë dhe nisi të merrte pjesë në shfaqje të ndryshme si “Lentini i Madh”. Asokohë, nofka e tij ishte “futbollisti me tre këmbë”, ky emërtim rezultoi nga fakti që gjatë kohës që ndodhej në skenë i pëlqente të gjuante topin e futbollit me këmbën e tretë.

Këmba e tij e tretë ishte pak më e shkurtër se dy të tjerat, megjithëse dhe ato nuk kishin të njëtën gjatësi. Vite më vonë, u martua me Theresa Murray dhe së bashku bënë 4 fëmijë. Përfundimisht, Francesco Lentini vdiq më 2 shtator 1966, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top