You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE BUKURIE NGA… JAPONIA

SEKRETE BUKURIE NGA… JAPONIA

© Lorena Stroka

Hi again…

Japonezet mund të mos jenë femrat më të bukura të planetit, por janë padiskutim më të kuruarat, mjafton të shihni cilësinë e lëkurës dhe flokëve të tyre, për të kuptuar se sa shumë përkujdesen për veten. Tradicionalisht, ato përdorin vaj kamelia nga farat e çajit për hidratim, ushqyerje, djegie, forcim thonjsh, dhe trajtim strijash (çarje lëkure).

Vaji i kamelias është i pasur me vitaminë E, antioksidantë dhe acid oleik.

Në rast se dëshironi t’i ofroni vetes tuaj një mbrojtje të plotës antoksidante, si dhe të kuroni dëmtime të ndryshme lëkure, të tilla si: djegie, strija, njolla ngjyrë kafe etj., etj., provoni të bëni recetën e mëposhtme:

Përbërësit

2 pika vaj kamelia

1 lugë çaj sake (pije alkoolike që prodhohet në Japoni)

Përgatitja

Pasi të keni përzierë së bashku dy përbërësit e mësipërm, përhapeni në pjesët problematike dhe lereni të veprojë për rreth 30 minuta. Pastaj lahuni me ujë të vakët./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top