You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË LARGOSH QELIZAT E VDEKURA DHE TË RIKTHESH SHKËLQIMIN E HUMBUR TË LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

SI TË LARGOSH QELIZAT E VDEKURA DHE TË RIKTHESH SHKËLQIMIN E HUMBUR TË LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dashuria ime për erëzat, të kripurat apo të thartat është e papërshkrueshme. S’e kam problem të rri ditë të tëra pa bukë apo ëmbëlsira, por asnjë orë, ama, pa provuar diçka djegëse, të kripur apo të thartë. Sidomos erëzat, zënë një vend të veçantë në kuzhinën time… më pëlqen të gatuaj gjellëra pikante, me shije të fortë dhe t’i shoqëroj me sallatra të ndryshme… Ato që nuk më tërheqin aspak, janë pijet alkoolike… në vend të tyre, konsumoj ujin e ftohtë (akoma dhe në dimër), si dhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë.

Tri erëzat e mia më të preferuara tropikale me aromë të fortë janë: piperi, kanella dhe karafili. Të cilat nuk i përdor vetëm në gjellëra, por dhe në kura bukurie. Për shembull, kanellën e përdor për scrub trupi. A e dini që kanella jo vetëm largon qelizat e vdekura të lëkurës, por rikthen dhe  shkëlqimin e humbur të saj?! Më poshtë po ju rendis përbërësit e recetës që bëj dhe unë vetë:

Përbërësit (dozat nuk janë standarde, varen nga përmasat tuaja trupore)

1 lugë gjelle kripë

1 lugë gjelle vaj bajame

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaj kanellë (pluhur)

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini së bashku derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, përhapeni në trup dhe me lëvizje rrethore bëni masazh të lehtë. Pastaj, lahuni me ujë të vakët./AlbStroka.com/

 Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top