You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETET E MIA PËR KUJDESIN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

SEKRETET E MIA PËR KUJDESIN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këtej e tutje do të më lexoni kaq shpesh në faqe, sa në fund kam frikë se mos bëhem e mërzitshme… Ç’thoni, jeni gati për një rikthim të fuqishëm gjithpërfshirës? STAY TUNED MY FRIENDS, THE BEST ARE COMING!

Këto janë disa nga sekretet e mia për përkujdesjen e flokëve (tani që i zbulova, s’quhen më të tilla, por nejse). Nuk jeni të detyruara t’i ndiqni të gjitha…

– Unë nuk i bashkohem asaj teorisë që thotë: “Mos i lani flokët përditë se do t’ju bien”. Përkundrazi, larja e përditshme e tyre (në verë), dhe një ditë po një ditë jo (në dimër), është mënyra më e mirë për parandalimin e flokërënies. Zhdukja e djersës dhe yndyrnës së mbledhur në rrënjë, ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve.

– Flokët nuk duhen larë kurrë me ujë të nxehtë, (atë e përdorim për heqjen e pendëve të pulave, dhe jo shkuljen e leshrave të kokës), por gjithmonë me ujë të vakët, ndërsa shplarjen e bëjmë me ujë të ftohtë. Sa më i nxehtë është uji, aq më lehtë bllokohen poret e kokës.

– Shampoja nuk duhet hedhur asnjëherë direkt në kokë, por në dorë. Është vërejtur se kontakti i drejtpërdrejtë i shampos me lëkurën e kokës shkakton dehidratim, zbokth dhe rënie flokësh.

– Përdorni sa më rrallë tharëse flokësh, e kuptoj që në dimër është disi e pamundur të shmanget, por nëse e keni të vështirë të bëni pa të, përdorni herë opsionin e ngrohtë dhe herë atë të ftohtë.

– Flokët nuk duhen krehur kurrë të lagur sepse këputen më shpejt. Krihini pasi të jenë tharë plotësisht.

– Para se të kriheni ndajini flokët në pjesëza, dhe krihini nga mesi e poshtë, pastaj nga rrënjët tek bishtat, kjo teknikë krehjeje ndihmon në shpleksjen e flokëve…

– Për krehje sa më të mirë, përdorni krehër me dhembëza të mëdha dhe të gjera. Investoni në blerjen e një krehëri të mirë prej druri.

– Mos i mbani flokët të mbledhur, bëni një kapje të thjeshtë ose lerini lëshuar, kështu rriten më shpejt…

– Mos harroni të bëni maska flokësh. Ato kontribuojnë në ushqyerjen, zhvillimin dhe shëndetin e mirë të tyre. 2-3 herë në javë mendoj se është e mjaftueshme…

– Përdorimi i vajit të ullirit, kastorit dhe bajames do t’ju ripëtërijë plotësisht flokët, duke i bërë më të butë, më shkëqyes, më të gjatë, më të fortë dhe mbi të gjitha, më të shëndetshëm./AlbStroka.com/

Many kisses to all of you…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top