GRUAJA E PARË NË BOTË QË FITON “NOBEL” NË MATEMATIKË
37 vjeçarja që shihni në foto është gruaja e parë në botë që nderohet me çmimin FIELDS, i barbartë me çmimin NOBEL, për Matematikë. E reja nga Irani e cila punon si profesore në Universitetin e Stanford-it në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, garoi bashkë me 4 matematicienë të tjerë, fitues të mëparshëm të çmimit në fjalë, në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve, mbajtur në Seul.
Mirzakhani u vlerësua për punën e saj në mirëkuptimin e simetrisë të sipërfaqeve të lakuara… Deri tani ajo është fituesja e 56-të e çmimit Fields, dhe e vetmja grua që vlerësohet me çmim të tillë.
“Ky është një nder i madh për mua. Do të jem shumë e lumtur nëse ky çmim do të inkurajojë dhe shkencëtare të reja. Jam e sigurtë që në vitet e ardhshme do të pasojnë dhe shumë gra të tjera fituese”, deklaron ajo.
Maryam Mirzakhani lindi në Teheran dhe qëndroi atje derisa u largua për studimet e doktoraturës në Harvard. Ajo tha se ëndrra e saj fëminore ishte të bëhej shkrimtare, por në fund e fitoi zgjidhja e problemeve matematikore./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com