You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH ZBUTËS FLOKËSH NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH ZBUTËS FLOKËSH NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshënetje përsëri…

Përkujdesja që duhet të tregojmë ndaj flokëve, sidomos gjatë muajve të verës është e domosdoshme të dyfishohet. Dielli i fortë, djersitja e shpeshtë, kripa e detit, pluhuri i tepërt etj., etj, dëmtojnë në maksimum shëndetin e flokëve. Pikërisht për këtë arsye, mendova t’ju postoj një recetë smoothie (zbutëse), për risjelljen e flokëve në gjendjen e tyre të mëparshme.

Përbërësit

1 lugë gjelle qumësht kokosi

1 avokado të pjekur

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle mjaltë

1 të verdhë veze

Përgatitja

Në një blender elektrik shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe rrihini derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, ndajini flokët në disa pjesë, dhe aplikoni kremin e krijuar nga rrënja tek bishtat. Lereni të veprojë për rreth 5 minuta dhe pastaj lahuni me ujë të vakët./AlbStroka.com/Përsëriteni 1-2 herë në javë. Provojeni dhe keni për të më kujtuar…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top