You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PRODUKTET QË NUK DUHET TË PËRDORËSH KURRË NË FYTYRË, (EKSKLUZIVE)

PRODUKTET QË NUK DUHET TË PËRDORËSH KURRË NË FYTYRË, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shpesh herë të nxitura nga dëshira për të qenë sa më të kuruara e të bukura, vendosim (pa u menduar shumë) të provojmë produkte aspak të përshtatshme për lëkurën e fytyrës, vetëm dhe vetëm sepse kështu na tha njëra apo tjetra. Ndërkohë që me kalimin e kohës shikojmë se jo gjithçka kemi dëgjuar apo lexuar ka qenë në dobinë tonë.

Ta keni gjithmonë parasysh, para se të ndiqni këshilla të ndryshme bukurie, hidhini një sy fotove të recetë-shkruesve. Paraqitja e tyre do t’ju tregojë më së miri, se sa të efektshme janë ato që ju rekomandojnë të bëni. Më ka rastisur të lexoj në internet sekrete për humbje peshe nga një vajzë e mbipeshë, epo vetëm të jesh budallaqe të marrësh seriozisht këshillat e saj!

Më poshtë po ju rendis disa nga produktet që NUK duhen përdorur KURRË në fytyrë:

Llak: A e dini që shumë vajza spërkasin llak në fytyrë për ruajtjen e makijazhit? Shpresoj të mos bëni pjesë në atë kategori. Në qoftë se po, ndalojeni menjëherë, pasi përdorimi i llakut shkakton dehidratim lëkure.

Shampo: Shampoja mund t’u bëjë mirë flokëve, por në asnjë mënyrë fytyrës. Mos e lani kurrë fytyrën me të, se do të keni pamje të zbehtë dhe të thatë.

Locion trupi: Kur ju mbaron kremi i fytyrës, aplikoni locion trupi? Mos e bëni KURRË, sepse kremrat dhe locionet e trupit përmbajnë shumë kimikate, të cilat fare lehtë shkaktojnë acarime të rrezikshme lëkure.

Majonezë: Është e vërtetë që e përdorim në shumë maska flokësh. Por kujdes shmangni kontaktin me fytyrën, aplikimi i saj shkakton bllokim poresh duke e penguar lëkurën të ajroset lirisht./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top