You Are Here: Home » Gnomonologji » Është më e lehtë të duam ata që na urrejnë, se sa ata që na duan më shumë nga ç’duam… Para se të dëshirojmë shumë diçka, duhet të mësojmë se cila është lumturia e atij që e ka…

Është më e lehtë të duam ata që na urrejnë, se sa ata që na duan më shumë nga ç’duam… Para se të dëshirojmë shumë diçka, duhet të mësojmë se cila është lumturia e atij që e ka…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Janë të pakta ato femra që vlera u zgjat më shumë se bukuria.
  • Është më e lehtë të duam ata që na urrejnë, se sa ata që na duan më shumë nga ç’duam.
  • Vlera e njerëzve ka stinën e vet, sikurse dhe frutat.
  • Pak njerëz dinë të plaken.
  • Para se të dëshirojmë shumë diçka, duhet të mësojmë se cila është lumturia e atij që e ka.
  • Në miqësi dhe në dashuri jemi më shumë të lumtur për ato që nuk dimë se sa për ato që dimë.
  • Aftësia personale fiton respektin e burrave të vërtetë, ndërsa fati atë të idiotëve./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top