You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PEELING VEROR PËR FYTYRË SA MË TË PASTËR DHE TË FRESKËT, (PROCESI NË FOTO – EKSKLUZIVE)

PEELING VEROR PËR FYTYRË SA MË TË PASTËR DHE TË FRESKËT, (PROCESI NË FOTO – EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sidomos sot, lutem të mos kem ndonjë vizitë të papritur, pasi s’do jem në gjendje të mikpres asnjë. Tërë ditën po e kaloj në kuzhinë, po përgatis disa kremra dhe maska fytyre. I kemi ndarë punët, Fjori lan produktet dhe sterilizon vazot, ndërsa unë merrem me përcaktimin e masave, duke mos harruar t’i heq ndonjë vërejtje tek-tuk: mos e bëj ashtu, por kështu! Ah, ajo s’është shoqe, por “flori”… si ndryshe mund të shpjegohet durimi që tregon ndaj meje?! (E kam në krah tani, dhe qesh me këto që po shkruaj për të…).

Më poshtë, po ju postoj në foto maskën që ne të dyja aplikuam 1 orë më parë. Është një lloj peeling-u veror me veti hidratuese dhe pastruese. Brenda 5 minutave të para do të ndjeni një lloj freskie dhe butësie lëkure. E REKOMANDUESHME PËR TË GJITHA GRUPMOSHAT.

Përbërësit

1 pjesë shalqi

1 pjeshkë

10-15 kokrra rrush të bardhë (pa fara)

pakëz kripë

Përgatitja

Merrni të gjitha frutat e sipërpërmendura dhe shkrijini në blender, në vazhdim shtoni kripën dhe përziejini mirë bashkë. Masën e krijuar aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër. Bëni peeling duke e fërkuar lëkurën tuaj për rreth 1-2 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top