You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM ZBUTËS PËR LËKURËN E ASHPËR TË BËRRYLAVE, GJUNJVE DHE THEMBRAVE, (EKSKLUZIVE)

KREM ZBUTËS PËR LËKURËN E ASHPËR TË BËRRYLAVE, GJUNJVE DHE THEMBRAVE, (EKSKLUZIVE)

KREM-ZBUTES-NE-KUSHTE-SHTEPIE-PER-LUFTIMIN-E-LEKURES-SE-ASHPER-TE-BERRYLAVE-GJUNJVE-DHE-THEMBRAVE-RECETE-EKSKLUZIVE-NGA-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-SHKRIM© Lorena Stroka

Hi again…

Muajt e verës një të keqe kanë: të nxjrrin në shesh çdo defekt. Mjafton të bësh një shëtitje nga deti, dhe ke për të numëruar shumë të tilla: fytyra të djegura, trupa plot me celulit, llërë të varura, gjinj të rrudhur, flokë gjysmë të rëna etj., etj… dhe e dini pse ndeshim kaq shumë pamje dëshpëruese? Po për ç’gjë tjetër?! Për shkak të përtacisë masive dhe moskujdesisë që tregojmë ndaj vetes. Më shumë na interesojnë blerjet e shtrenjta (të dukurit domethënë), se sa shëndeti i organizmit tonë! Përtojmë të ecim dhjetë hapa në këmbë, për gjënë më të vogël përdorim makinë… Nuk them, të palestrohemi ditë-natë, por pak ushtrim fizik në kushte shtëpie, nuk do të ish ide e keqe. Gjithashtu, një tjetër armik i lëkurës, është konsumi i pijeve të tepërta alkoolike. Kam përshtypjen se disa i ngatërrojnë me ujin… s’shpjegohet ndryshe kthimi i gotave njëra pas tjetrës, mbi normat e lejuara… Një kthesë e vogël sot, mund të sjellë një ndryshim të madh… nesër…

Sot, që thoni ju miq dhe mikesha, do të flasim për një tjetër defekt të lëkurës, (për fat të mirë, jo dhe kaq serioz), për ashpësinë e sipërfaqes së bërrylave, gjunjve dhe thembrave. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një kremi me veti pastruese dhe zbutëse:

Përbërësit

3 limona në madhësi mesatare

1 filxhan qumësht pluhur

pakëz ujë

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e sipërpërmendur dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, aplikojeni në pjesët problematike dhe lereni të veprojë për rreth 20 minuta, pastaj merrni një copë sfunger dhe fërkojini me ngadalë. Në  fund, lahuni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë proces 3-4 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top