You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME MELASË PËR VITHE SUPER TË NGRITURA (EKSKLUZIVE)

MASKË ME MELASË PËR VITHE SUPER TË NGRITURA (EKSKLUZIVE)

lorena_stroka_kontakt_gazetare_wikipedia_foto_instagram_biografia_2019_books_gazeta_albstroka_age© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pavarësisht natyrës sime të hapur, asnjëherë, nuk ia çoja mirë me dasmat apo festat e bujshme përgjithësisht. Për të qenë më e saktë, nuk kam shkuar kurrë në… dasma. Akoma dhe kur u martua motra apo vëllai im, unë, nuk isha e pranishme aty. Arsyeja, nuk ish vetëm largësia (studioja jashtë shtetit asokohë), por dhe ankthi që më krijojnë këto lloj mbledhjesh farefisnore. Rrëmuja, muzika e lartë, kallaballëku, më lodhin jashtë mase… Siç e kuptoni dhe vetë, ëndrra ime nuk ka qenë kurrë fustani i bardhë i nusërisë… (larg qoftë – thoja gjithmonë), ceremoninë martesore e shikoj më shumë si një lloj detyrimi shoqëror… mjafton kryerja e celebrimeve (por dhe kjo, vetëm në rast se ke ndërmend të bësh fëmijë, përndryshe, ç’rëndësi ka?). Do vetëpyeteni se pse gjithë ky fjalim hyrës? Arsyeja është ftesa që më ka ardhur nga një shoqe shkolle, e cila martohet për tre javë… Megjithëse ajo e di mendimin tim lidhur me… martesat, sërish beson se çastin e fundit mund të ndërroj mendje…

Tani, për sa i përket pjesës më thelbësore të shkrimit (maskës), jam thuajse e sigurtë se do t’ju pëlqejë shumë. Sekreti i vitheve të ngritura dhe të forta (përveç nënës natyrë dhe plastikave) gjendet tek përkujdesja e tyre me kura të zgjedhura… Më poshtë, po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për bërjen e një maske të mrekullueshme aromatike me veti ngritëse…

kush-eshte-lorena-stroka-biografia-wikipedia-books-age-gazetare-foto-bashkeshorti-instagram-facebook-2019-blog-kontakt

Përbërësit

1 filxhan sheqer ngjyrë kafe

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle melasë

1 lugë gjelle xhenxhefil

1 lugë gjelle kanellë

1 lugë çaj arrëmyshku

1 lugë çaj karafili

Përgatitja

Në një tas, shtoni sheqerin, xhenxheflilin, kanellën, arrëmyshkun, karafilin, vajin e ullirit, melasën dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e homogjenizuar. Pasi ta keni përgatitur, përhapeni në pjesën e vitheve (po të doni dhe në gjinj). Për efekte më të mira, përdoreni 2-3 herë në javë. Në kombinim me pak ushtrim fizik dhe ushqyerje të ekuilibruar, shumë shpejt do të vëreni ndryshime të rëndësishme, sa në formë po aq dhe në cilësinë e lëkurës./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top