You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR KËMBË TË TONIFIKUARA

MASKË PËR KËMBË TË TONIFIKUARA

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Që të mos kesh një trup të përsosur nuk është turp, por që të vishesh si punonjëse cirku rrugëve të qytetit, kur fiziku nuk të ndihmon të bësh një gjë të tillë, atëherë, Po, është TURP! Paradite, shkova në një dyqan këpucësh, për të parë prurjet e reja verore, atje, ndërkohë që po provoja një palë sandale, u afrua një grua rreth të 40-ve si zbutëse luanësh, kishte veshur një shorts lëkurë, thuajse në madhësi të mbathurash, dhe një top të verdhë që e linte kërthizën jashtë. Ku është e habitshmja do më thoni? E habitshmja qëndron tek mungesa e vetëdijshmërisë së saj lidhur me linjat trupore. Ishte (pa e tepruar) më shumë se 100 kilogramë dhe e pastërvitur fare. Po të ishte veshur disi ndryshe, nuk do të dukej aq keq, se kishte fytyrë të ëmbël. Madje, më erdhi keq, kur disa adoleshente qeshnin nënbuzë me të dhe e nxirrnin foto nga mbrapa, me siguri që do t’i kenë postuar në instagram.

Prandaj, mirë është që para se të dalim nga shtëpia, t’i bëjmë sytë katër në pasqyrë.

Shkrimi i sotëm u drejtohet femrave të dobëta dhe të shëndosha… Shpesh, mungesa e ushtrimit fizik apo kequshqyerja pasqyrohet në trup. Një mënyrë e mirë për të përmirësuar gjendjen është dhe aplikimi i maskave tonifikuese. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni…

Përbërësit

3 lugë gjelle kripë deti

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle lëng limoni

25 gr vaj ulliri

Udhëzime

Fillimisht bëni dush me ujë të ngrohtë, dhe përhapni vajin e ullirit në kofshë (ose në të gjithë trupin). Pastaj, në një tas përzieni mirë kripën e detit, uthullën dhe lëngun e limonit. Në vazhdim, aplikoni (masën e krijuar), duke bërë masazh të lehtë nga poshtë-lart, derisa lëkura të bëhet ngjyrë rozë e çelët. Në fund, shplahuni me ujë të vakët, pa sapun./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top