You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NUK JANË KËTU… POR TË PRESIN!

NUK JANË KËTU… POR TË PRESIN!

Shqipëroi: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

O. Aleksakis

Pse askush nuk donte të bëhej ajo që unë gjithmonë kërkoja…? Qëllimi i kaq bredhjeve… qëllimi i kaq përpjekjeve të vështira! Asnjëherë nuk guxova t’i bija çokut të një dere të panjohur, megjitëse e dija që më prisnin… në një të ardhme të paqartë, disa të dërguar misteriozë, për të më thënë diçka të rëndësishme.

Dhe kështu ec në heshtje dhe i vetëm… si një kërkues i paguximshëm, duke kërkuar ditë-natë të papriturën…

“Endacak i kotë”, pëshpërijnë njerëzit rrugicave të ngushta të lagjeve apo bulevardeve të gjera…

Derisa një ditë, i brengosur, i hidhëruar, pa kurajo, pa shpresë, desha të provokoja fatin tim duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj loje.

Dhe trokita në një derë të rastësishme..

“Por kë të kërkoj?” thashë me vete…

Një vajzë më hapi derën, pa më pyetur se kush jam dhe se ç’dua në derën e saj?/AlbStroka.com/

Më vështroi me dhembshuri, dhe para se të mësonte dramën e jetës sime, me një buzëqeshje modeste dhe të sjellshme, para se të flisja, më tha:

“Nuk janë këtu…

Por të presin…”

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top