You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Historia e gji-zhveshurave të Japonisë! (foto)

Historia e gji-zhveshurave të Japonisë! (foto)

Nga Lorena Stroka

Këtu e 2000 vjet, në brigjet e Japonisë, ekziston një grup i veçantë grash që zhyten në thellësi marramendëse, për të nxjerrë në sipërfaqe gurë të çmuar. Ama, kështu quhen ato, duke mbajtur frymëmarrjen për rreth 2 minuta, zhyten në ujërat e ftohta të Oqeanit Paqësor me qëllim që të gjejnë sa më shumë guaska abalone (që prodhojnë margaritarë), si dhe lloje të tjera kërmijsh apo algash të rralla, të cilat më pas i shesin.

Tashmë, femrat që ndjekin këtë profesion janë të pakta në numër (më e reja është 45 vjeç). Disa nga arsyet që kanë çuar në rënien e këtij profesioni janë: fitimet e ulta, krahasimisht me të shkuarën, si dhe mungesa e gjendjes së shkëlqyer fizike të femrave. Gratë e asokohe, përveç trupit të stërvitur dhe një thike në brez, nuk kishin asnjë mjet tjetër për kryerjen e punës së tyre, si maska oksigjeni, veshje zhytjeje etj., etj… Në mesin e shekullit të kaluar, fotografi Iwase Yoshiyuki, i magjepsur nga kënga e sirenave të veçanta, u kthye në vendlindjen e tij dhe realizoi një set fotosh të mrekullueshme… para se të ndryshonte gjithçka…

Në atë kohë, të qenët Ama ishte më shumë mënyrë jetese, se sa profesion. Brenda një dite, çdo Ama, zhytej 3 herë në 20 metra thellësi. Të ardhurat e zhytseve në fjalë ishin goxha të mëdha, fakt që i ndihmonte të bënin një jetë më të mirë se pjesa tjetër e grave.  Femrat konsideroheshin më të përshtatshme se meshkujt, për shkak të ndërtimit të tyre fizik, yndyrna e tepërt nënlëkurë i ndihmonte në ruajtjen e temperaturës së tyre në ujë, ndërsa kapaciteti i mushkrive të tyre është më i madh se i meshkujve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, gji-zhveshurave të bukura ekzotike dhe protogjene iu ndalua të zhyteshin lakuriq, pasi sipas autoriteteve vendase, pamja e tyre provokuese mund të trondiste perëndimorët “e qytetëruar” që shkonin si turistë për t’i parë nga afër. Deri në mesin e shekullit të 20, nuk ishte zbuluar materiali që përdorej për zhytje, ndaj dhe çdo pëlhurë tjetër që pengonte lëvizjen e të rejave në ujë, konsiderohej e tepërt./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top