You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DO TË PARAPËLQEJA TË ISHA NË FERR – Paulo Coelho

DO TË PARAPËLQEJA TË ISHA NË FERR – Paulo Coelho

Shqipëroi: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Menjëherë pasi vdiq, Huani, e gjeti veten në një vend të mrekullueshëm, të rrethuar me të gjitha rehatitë dhe bukuritë që ai kishte ëndërruar.

Një njeri i veshur me të bardha iu afrua dhe i tha:

– “Ke të drejtën të fitosh çdo gjë që ti dëshiron, qoftë ushqim, kënaqësi apo argëtim”.

Tejet i mrekulluar, Huani bëri gjithçka kishte ëndërruar përgjatë gjithë jetës së tij. Pas shumë vitesh kënaqësish, pa njeriun me të bardha dhe e pyeti:

– “Të kam kërkuar gjithçka doja. Tani dua të punoj që të ndihem i dobishëm”.

– “Më vjen keq”, i tha njeriu me të bardha. “Por kjo është e vetmja gjë që nuk mund të të jap. Nuk ka punë këtu”.

– “Sa keq!”, tha Huani i mërzitur. “Do ta kaloj gjithë përjetësinë duke vdekur nga mërzia. Do të parapëlqeja më shumë të isha në ferr”.

Burri me të bardha iu afrua duke i thënë me zë të ulët:

– “Po pse ku mendon se je?”/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top