You Are Here: Home » Kuriozitete » VRAU VETEN PAS SHPËRFYTYRIMIT, (FOTO)

VRAU VETEN PAS SHPËRFYTYRIMIT, (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Ish-bukuroshja 33 vjeçare nga Pakistani, Fakhra Younus, i dha fund jetës së saj, pasi nuk duronte të shihte më veten në pasqyrë. Kohë më parë, ish-bashkëshorti i saj e kishte sulmuar me acid në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të parikthyeshme lëkure. Fakhra ishte një kërcimtare simpatike, e cila në moshën 21 vjeç pasi ish divorcuar jetonte me djalin e saj 5 vjeçar.

Në maj të vitit 2000 ish-burri i saj, i cili e xhelozonte tmerrësisht hyri në shtëpinë e saj dhe i hodhi acid në fytyrë duke i shkatërruar jetën njëherë e përgjithmonë. Acidi i shkriu hundën, buzët dhe flokët. I verbëroi njërin sy, i shkatërroi veshin e majtë si dhe i dogji gjoksin. Megjithëse iu nënshtrua 39 ndërhyrjeve rezultatet nuk ishin aspak të kënaqshme.

“Fytyra ime është burgu im”, thoshte ajo.

Një ditë kur djali i saj tha: “Kjo nuk është nëna ime”, vendosi të largohej… Shkoi në Itali dhe u përpoq të ribëhej si më parë. Nuk ia doli…

Përmes një mesazhi rrëqethës ajo kërkonte drejtësi për të gjitha torturat e bëra ndaj grave në Pakistan.

Ish-bashkëshorti i Younus, Bilal Khar, u arrestua dy vjet pas sulmit makabër. U akuzua për tentim vrasjeje dhe pesë muaj më vonë u la i lirë. Ishte ish-deputet dhe djali i një pasaniku në Pakistan.

Ky ishte shkaku që Younus u hodh nga kati i 6-të i një ndërtese./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top