You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SA LLOJE NJERËZISH KA? (KRYEVEPËR)

SA LLOJE NJERËZISH KA? (KRYEVEPËR)

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Dikur, mbretit Indian, Ekberit, i kishin dërguar tre statujëza prej ari dhe një copë letër. Brenda së cilës theksohej se çdo statujzë simbolizonte diçka të veçantë dhe se secila prej tyre kishte çmim të ndryshëm…

Mbreti thirri këshilltarët e tij dhe i urdhëroi që të zbërthenin domethënien e tyre. Për shumë kohë, dijetarët u morën me studimin e statujëzave. I peshuan, i matën, gjetën përqindjen e arit të përdorur, por nuk arritën të vërenin asnjë lloj ndryshimi qoftë të brendshëm apo të jashtëm. Në fund, të gjithë këshillëtarët pranuan paaftësinë e tyre për të zgjidhur problemin.

Vetëm njëri prej tyre, Birbali, nuk hoqi dorë. Ai gjeti disa vrima të vogla në veshët e tre statujëzave. Mori një copë tel të hollë prej ari dhe e kaloi nga njëri vesh i statujës në tjetrin.  Te statujëza e dytë, teli doli në gojë, ndërsa tek e treta, në bark. Pasi u mendua pak me vete, Birbali tha:

E gjeta zgjidhjen:

Statujëza e parë, simbolizon njeriun që nga njëri vesh i hyjnë fjalët dhe nga tjetri i dalin.

Statujëza e dytë, simbolizon njeriun që kur dëgjon diçka të re, rend për ta treguar tek të tjerët, pa u menduar për ato që dëgjoi.

Statujëza e tretë, simbolizon njeriun e përmbajtur, atë që gjithçka që dëgjon e kalon në zemrën e tij. Kjo është statujëza më e vlefshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top