You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » FORCA E FJALËVE TË PISTA NË SHTRAT…

FORCA E FJALËVE TË PISTA NË SHTRAT…

Nga Lorena Stroka

Greetings everyone…

Gjuha e trupit mund të mbajë vendin e parë në çfarë do lloj raporti, qoftë miqësor, romantik apo profesional, por dhe seksi ka gjuhën e vet. Përveç të bërtiturave dhe rënkimeve, ekzistojnë dhe gjuhët erotike, të cilat sipas temperamentit dhe rrethanave të çdokujt, u zgjojnë interesin dhe pasionin për të përjetuar çaste sa më të nxehta kënaqësie.

Gjuha e seksit përfshin tre forma themelore komunikimi…

Më thuaj fjalë të pista (Talk me Dirty)

Sipas specialistëve të Dirty Talk, çifti përdor fjalë të veçanta dhe përshkruese për të eksituar sa më shumë njëri-tjetrin, fundja forca e përfytyrimeve përmes fjalëve, kryesisht të pista, është e pamposhtur. Për disa, fjalët e pista, jo ato vulgare apo fyese që aq rëndom përdoren në fjalorin e përditshëm, rrisin dëshirën për seks të shfrenuar.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Universitetin e Munster-it, (Gjermani): “Meshkujt që duan të kenë dorën e sipërme në një marrëdhënie, u kërkojnë partnereve të ekspozojnë pikat më intime të trupit të tyre gjatë kontaktit seksual”. Mendoj se kjo gjë duhet të qëndrojë për të dyja gjinitë, të dyja palët duhet të shohin trupat e partnerëve të tyre, pasi vetëm kështu do të kapërcejnë çdo pengesë seksuale mes tyre (nëse ka).

Gjuha e ndjenjave

Kjo mënyrë bisede është për romantikët. Foljet e tyre më të përdorura janë: Të dua… Të dëshiroj… Të adhuroj… (për shumicën e njerëzve, karakterizime të tilla mund të tingëllojnë disi të mërzitshme, gjithsesi është një realitet ekzistent që nuk duhet anashkaluar apo përbuzur).

Kjo mund të jetë shumë afrodiziake (nxitëse) për ata që besojnë se ka një dallim mes të bërit dashuri dhe të bërit seks. Padyshim, që ky lloj komunikimi stimulon ndjenjën e dashurisë dhe intensifikon kiminë emocionale gjatë raportit seksual. Përdoret në mënyrë tipike në marrëdhënie fikse (të qëndrueshme) dhe afatgjate.

Gjuha e udhëzimit…

Mostër tipike e kësaj gjuhe erotike është një nga episodet e Sex and the City, ku Samantha i mësonte Smith-it se si të puthte… poshtë, me qëllim që ta ndihmonte për të arritur në orgazmë. Në këtë formë komunikimi, njëri partner udhëzon tjetrin për ato që i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë të bëjë gjatë kontaktit intim. (Gjithmonë, në shtrat, njëri është mësues dhe tjetri nxënës, është e pamundur të drejtohet anija nga dy kapitenë – kjo dukuri vërehet kryesisht tek çiftet me diferencë moshe, dhe sigurisht është mjaft KONSTRUKTIVE/NDËRTUESE)./AlbStroka.com/

Pavarësisht se shumë femrave u vjen turp të shprehen troç para meshkujve për ato që duan vërtet,  kur e vendosnin, nuk pendohen kurrë.

Have a great evening!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top