You Are Here: Home » Kuriozitete » Sëmundja që shkakton shkrime mbi lëkurë (FOTO)

Sëmundja që shkakton shkrime mbi lëkurë (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Ariana Russel vuan nga një formë e rrallë dermatografie (shkrime mbi lëkurë), e cila përveç dhembjeve të tmerrshme që i shkakton, i krijon dhe “gdhendje” të veçanta në trup, sa herë preket ose gërvishtet me sende të  ndryshme. Në përpjekje për të luftuar stigmën, ajo filloi të fotografonte shenjat në trupin e saj dhe të qendiste modele të ndryshme, të cilat pasi i fotografonte i ekspozonte në galeri të ndryshme të Amerikës.

34 vjeçarja, e cila jeton në Brooklyn të New York-ut, thotë se vizatimet që ajo bën nuk janë të dhimbshme dhe se rezistojnë të paktën 30 minuta, para se të zhduken plotësisht. Sipas shkencëtarëve: “Shkaqet e sëmundjes ende nuk janë bërë të njohura, deri tani është vërejtur se 5% e popullsisë vuan nga kjo formë dermatografie”.

Për momentin, nuk ka shumë mundësi trajtimi në dispozicion. Thjesht, pacientëve u jepen disa steroide për lehtësimin e dhembjeve. Megjithatë, Ariana Russel thekson se nuk është në kërkim të ndonjë kure. Madje, përmend se kur ishte më e vogël në moshë, skuqej gjithnjë e më shumë, dhe se lëkura e saj ishte gjithmonë me gunga të madhësive të ndryshme. Për vite të tëra, mendonte se kjo ishte diçka normale, por gjatë viteve studentore të saj vendosi të këkonte ndihmë të specializuar mjekësore./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top