You Are Here: Home » Gnomonologji » Kur dëgjoj ndonjë të thotë: “Jeta është e vështirë”. Më vjen ta pyes: “Në krahasim me çfarë?”… Vdekja më pëshpërin në vesh: “Jeto, se po vij”… Një jetë nuk vlen asgjë, sikurse dhe asgjë nuk vlen sa një jetë… Ajo që e bën të bukur fillimin është ekzistenca e fundit…

Kur dëgjoj ndonjë të thotë: “Jeta është e vështirë”. Më vjen ta pyes: “Në krahasim me çfarë?”… Vdekja më pëshpërin në vesh: “Jeto, se po vij”… Një jetë nuk vlen asgjë, sikurse dhe asgjë nuk vlen sa një jetë… Ajo që e bën të bukur fillimin është ekzistenca e fundit…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Ajo që e bën të bukur fillimin është ekzistenca e fundit.
  • Akoma dhe një jetë e shkurtër zgjatë shumë.
  • Nuk jetojmë, shpresojmë të jetojmë.
  • Jeta nuk është dhuratë, por kredi.
  • Kujtesa është kalendari i jetës.
  • Jeta? Një buzëqeshje fëminore mes dy lotëve.
  • Kur dëgjoj ndonjë të thotë: “Jeta është e vështirë”. Më vjen ta pyes: “Në krahasim me çfarë?”
  • Vdesin të gjithë. Jetojnë vetëm disa.
  • Vdekja më pëshpërin në vesh: “Jeto, se po vij”.
  • Jeta është shkallë. Disa ngjiten e ca zbresin.
  • Jeta pa dije është si hija e vdekjes.
  • Jeta nuk është një enigmë që duhet zgjidhur, por një mister që duhet jetuar.
  • Shumëllojshmëria është erëza e jetës. Ajo i jep shije.
  • Vetëm në varr do të bashkëjetojnë në harmoni trupi me shpirtin.
  • Një jetë nuk vlen asgjë, sikurse dhe asgjë nuk  vlen sa një jetë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top