You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË TË PËRDORËSH PËR DEPILIM TË SHPEJTË E TË SIGURTË

ÇFARË TË PËRDORËSH PËR DEPILIM TË SHPEJTË E TË SIGURTË

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mendoj se një nga ankthet më të mëdha të femrave (mes shumë të tjerave) është procesi i depilimit. Sidomos pjesa e sqetullave dhe këmbëve që ekspozohen më shumë. Në treg ka produkte nga më të ndryshmet, mirëpo cilat prej tyre bëjnë vërtet punë (kjo është çështja)?! Personalisht, kam kaluar nga të tëra fazat, me brisk, me pe, me dyll të nxehtë etj., etj. E kënaqur nuk mbeta me asnjë nga mënyrat e sipërpërmendura. Brisku m’i bënte qimet më të ashpra dhe lëkurën më të thatë, peri qe shumë i mërzitshëm, ndërsa dylli më përvëlonte lëkurën, dhe ngaqë i kam qimet shumë të holla nuk i këpuste mirë. Laseri që është më rezultativ se çdo mënyrë tjetër, është pak i shtrenjtë (rreth 1.500 euro – për depilim total të përhershëm) dhe për momentin nuk e përballoj dot, në të ardhmen ku i dihet!

Për fat të mirë, tani kam gjetur rehat me shkumën depiluese VEET. Falë projektimit të zgjuar të kontejnerit, mund ta mbani me kokë poshtë dhe ta aplikoni në pjesët më të vështira si, pjesët e pasme të kofshëve dhe të depiloheni në mënyrë sa më të lehtë dhe të sigurtë. Bashkë me shkumën do të merrni dhe një sfungjer të vogël e të butë për heqjen e qimeve. Shkumën e aplikoni në zonën ku dëshironi dhe e lini të veprojë për 8 minuta. Në vazhdim, e fërkoni me sfungjer dhe në fund shplaheni me ujë të vakët. Kushton vetëm 8 euro./AlbStroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top