You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MAJMUNI QË U BË MBRET

MAJMUNI QË U BË MBRET

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Njëherë e një kohë, luani i vjetër që ishte mbret i xhunglës ngordhi, dhe kafshët e tjera u mblodhën për të zgjedhur një mbret të ri. Por nuk ishte aspak e lehtë, pasi të gjitha kafshët donin të merrnin vendin e tij.

– “Dëgjoni”, tha tigri. “Luani ngordhi, por unë mund të marr vendin e tij. Jam i fortë, i zgjuar dhe më shkon të bëhem mbreti juaj”.

– “Bah”, ia bëri elfanti. “Unë duhet të bëhem mbret sepse jam kafsha më e madhe në tokë”.

– “Mund të jesh e madhe, por nuk rend dot si unë”, tha rinokeri.

– “Mjaft u grindët”, tha gjirafa. “Ju mund të jeni të fuqishme e të egra, por unë jam kafsha më e sjellshme e xhunglës. Mua duhet të bëni mbretin tuaj”.

– “Të bëhem unë mbret”, tha gorilla, dhe lëshoi një ulërimë që u dëgjua në të gjithë xhunglën.

– “Kurora më përshtatet mua”, tha hipopotami.

Të gjitha kafshët, të vogla e të mëdha, të urta e të egra donin të merrnin vendin e mbretit dhe grindeshin me njëra-tjetrën.

– “Dëgjoni se ç’do bëjmë”, propozoi ujku. “Le ta povojmë të gjitha kurorën dhe asaj që do t’i shkojë më shumë do të bëhet mbreti ynë”. Të gjitha ranë dakord dhe filluan të provonin kurorën. Kur panë se i përshtatej më shumë majmunit vendosën ta bëjnë mbretin e tyre. Nga gëzimi i tepërt, majmuni filloi të luante me kurorën e vet duke i bërë kafshët e tjera të shkriheshin në gaz me të.

Mirëpo dhelprës dinake nuk i pëlqeu aspak që majmuni u bë mbret ndaj për ta përqeshur para kafshëve të tjera, i tha:

– “Di një vend ku ka një thesar të fshehur. Shkojmë së bashku të ta tregoj se ku është?”

Majmuni shkoi pas saj, dhe ajo e çoi tek një kurth që njerëzit e kishin bërë posaçërisht për kafshët.

Dhe kur majmuni ra në kurth, dhelpra dinake thirri kafshët e tjera që të shihnin.

– “Ja se kë zgjodhëm mbret. Një budalla”.

– “Dhe çfarë do që të bëjmë?”, pyeti dreri.

– “Asgjë”, tha dhelpra. “Më mirë të mos vër asnjëra kurorë, që të mos kenë zili të tjerat”.

Dhe qysh nga ajo ditë kafshët e pyllit jetuan pa mbret./AlbStroka.om/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top