You Are Here: Home » Kuriozitete » 34 vjeçarja bën vazhdimisht operacione plastike që të mos plaket kurrë…

34 vjeçarja bën vazhdimisht operacione plastike që të mos plaket kurrë…

Nga Lorena Stroka

Orit Fox është një “modele” 34 vjeçare nga Izraeli që pretendon të bëhet kopje e kukullës Barbie, (variant disi i shpërfytyruar). Pjesën më të madhe të kohës së saj e kalon duke bërë operacione të shumëfishta plastike. Qëllimi i saj është të mos plaket kurrë. Për ta arritur këtë, ajo është në komunikim të vazhdueshëm me kirurgët, dhe sa herë që shikon ndonjë rrudhë, rend menjëherë për trajtim.

“Vizualisht, ngjaj me kukull. Meshkujt çmenden për trupin tim, është si ëndërr, si përfytyrim. Mendoj se tani jam më e bukur se më parë, pasi e kam ruajtur veten”.

“Në qoftë se kam një ditë të keqe, shkoj tek Dr Klein që të më bëjë të lumtur përmes ndonjë ndërhyrjeje të re”. Mendoj se problemi i gruas në fjalë nuk është estetik, por psikologjik, ndaj herën tjetër do të bënte mirë të trokiste derën e psikologut dhe jo të kirurgut./AlbStroka.com/

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top