You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » I MALLKOVA ME GJITHË SHPIRT…

I MALLKOVA ME GJITHË SHPIRT…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

K.G

Një plak deti më tha dikur: “Kanë kaluar tridhjetë vjet nga dita që një marinar ia mbathi me time bijë. I mallkova të dy me gjithë shpirt, sepse, ime bijë, ishte gjithçka doja në këtë botë.

Pak kohë më vonë, marinari i ri përfundoi me anijen e vet në thellësi të detit dhe bashkë me të humbi dhe bija ime e dashur.

Tani shiko tek unë, vrasësin e dy të rinjve. Mallkimi im i shkatërroi. Tani, që jam me një këmbë në varr, kërkoj nga Zoti të më falë”.

Këtë tha i moshuari. Por në fjalët e tij se ç’kishte një ton mburrjeje, dukej mjaft krenar për forcën e mallkimit të tij./AlbStroka.cm/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top