FEMRAT E ZGJUARA NUK BËJNË FËMIJË
Nga Lorena Stroka
Ç’lidhje mund të ketë zgjuarësia me mëmësinë? Një studimi ri i kryer në Universitetin e London School of Economics, tregon se ka një korrelacion të qartë mes inteligjencës dhe mungesës së fëmijëve. Në mënyrë të veçantë, vë në dukje se femrat e zgjuara kanë më shumë gjasa të mos bëjnë fëmijë apo të krijojnë familje.
Studimi i udhëhequr nga Satoshi Kanazawa, hulumtues në London School of Economics, zbulon se dëshira e një gruaje për të pasur fëmijë zvogëlohet rreth 25% për çdo 15 njësi shtesë të IQ (Treguesit të Inteligjencës).
Kërkuesi analizoi faktorë të ndryshëm, ekonomikë dhe edukuesë, të cilët nuk ndikojnë dukshëm rezultatin që mbetet i njëjtë: Gratë e zgjuara kanë më shumë gjasa të mos bëjnë fëmijë.
Dhe në qoftë se merret parasysh fakti që femrat e sotme në krahasim me të shkuarën, kanë përmirësuar qartazi IQ e tyre, shumë lehtë shpjegohet dhe arsyeja e rënies së lindjeve. Shkollimi dhe statusi social, i kanë dhënë gruas zgjedhjen e refuzimit të mëmësisë./AlbStroka.com/Jam e mendimit se tema e fëmijëve është çështje personale e çdokujt dhe nuk mund të ndikohet nga asnjë lloj kërkimi. Gjithsesi, personalisht, nuk do të bëja më shumë se 1 fëmijë…
© AlbStroka.com