You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ANTIOKSIDUESE (EKSKLUZIVE)

MASKË ANTIOKSIDUESE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të gjitha lëkurat, pa përjashtim, kanë nevojë për antioksidim. Falë nënës natyrë kjo gjë mund të arrihet shumë lehtë dhe sigurisht me kosto fare të ulët, jo më shumë se 2-3 euro.

Për maskën do të nevojiteni:

lëng portokalli të shtrydhur (1/2)

1 lugë gjelle mjaltë

lëvore portokalli

1/2 lugë çaji sheqer

4-5 pika vaj esencial portokalli

Përgatitja

Në një tas vendosni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Si ta aplikoni

Aplikojeni (përhapeni) përzierjen në fytyrë të porsalarë me ndihmën e një furçe. Bëni masazh të lehtë për 4-5 minuta dhe pastaj lereni të veprojë për rreth 30 minuta. Në fund, shplahuni me ujë të vakët

Vetitë e përbërësve

Portokalli është i pasur me antioksidantë dhe vitamina. Mjalti gjithashtu është i pasur me vitamina dhe minerale, ndërkohë që vaji esencial i portokallit ka veti zbutëse.

Këshillë

Në qoftë se dëshironi mund të shtoni dhe pak lëng limoni, i cili është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme dhe paksa të vjetra.

Nuk rekomandohet

Maska e mësipërme nuk rekomandohet për personat që kanë akne (puçrra), plagë të hapura apo janë alergjikë në ndonjë nga përbërësit e mësipërm./AlbStroka.com/

Ju uroj një pasdite sa më të këndshme pranë të dashurve tuaj…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top