You Are Here: Home » Kuriozitete » F.U.C.K dhe…

F.U.C.K dhe…

Nga Lorena Stroka

Epo nuk thonë kot SA TË RROSH DO MËSOSH… Më poshtë vijon një listë me kuriozitete të ndryshme nga e gjithë bota. Ky është vetëm fillimi, në vazhdim keni për të lexuar të dhëna akoma më interesante se kaq… Lexim të këndshëm…

A e dini se…

  • Adoleshentët japonezë çdo vit shpikin 5.500 fjalë të reja.
  • Priftërinjtë në Egjiptin e lashtë rruanin të gjitha qimet e trupit, akoma dhe qerpikët.
  • Në Angli, në vitin 1800 në rast se dikush tentonte të vetëvritej (pa sukses), në vazhdim dënohej me vdekje.
  • Në ishujt Solomon deri në shek. XX vendasit përdornin dhëmbë qenësh në vend të monedhave.
  • Në Londër dëgjohen sistematikisht mbi 30 gjuhë dhe dialekte.
  • Një qerpik jeton rreth 5 muaj.
  • Nga të gjithë gjitarët (femra) vetëm njerëzit dhe kuajt kanë membranë virgjërie.
  • Milingonat nuk flenë kurrë.
  • Organet riprodhuese kërmilli i ka në kokë.
  • Në Hënë bie erë baruti.
  • Në Greqinë e lashtë, foshnjet e porsalindura të të pasurve i zhytnin në vaj ulliri që të mbeteshin tullacë përgjithmonë.
  • Në Anglinë e lashtë askush nuk mund të bënte fëmijë pa pëlqimin e mbretit (përveç anëtarëve të familjes mbretërore). Në rast se mbreti ishte dakord u jepte nga një pllakë metalike që ta varnin pas dere në kohën kur bënin seks… Në të shkruhej (F.U.C.K), domethënë «Fornication Under Consent of the King»
  • Ngaqë për shumë shekuj patatet nuk përmendeshin në Bibël, Skocezët nuk i hanin.
  • Gjatë plotfuqishmërisë së Spartës, 400 vjet para lindje së krishtit, kishte 25.000 banorë dhe 500.000 skllevër.
  • Nga të gjitha perimet e tjera bizelet janë më të vjetrat në botë.
  • Dënimi me vdekje u vendos për herë të parë nga mbreti Babilonas, Hamurabi.
  • Dikur Meksika kishte tre presidentë në një ditë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top