You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KRIPA, UJI DHE LIQENI…

KRIPA, UJI DHE LIQENI…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Një herë e një kohë ishte një mësues i mençur dhe i vjetër në moshë. Ngaqë ishte lodhur së dëgjuari ankesat e vazhdueshme të nxënësit të vet, një ditë, vendosi ta dërgonte e t’i sillte pak kripë.

Kur u kthye pas, mësuesi i tha të hidhte një grusht në gotë dhe ta pinte.

– “Ç’shije ka?”, e pyeti mësuesi.

– “Të hidhur”, ia ktheu nxënësi.

Pastaj mësuesi i tha që të merrte një grusht tjetër e ta hidhte në liqenin më të afërt. Nxënësi veproi siç i tha ai. Në vazhdim, i tha që të provonte të pinte ujë nga liqeni dhe t’i thoshte se ç’shije kishte.

– “Shije të freskët”, tha nxënësi.

– “Shijen e kripës e ndjeve gjë?”, pyeti mësuesi.

– “Jo”, u përgjigj nxënësi.

Në këtë pikë mësuesi kapi dorën e nxënësit dhe i tha:

– “Dhembja në jetën tonë është si kripa e pastër. Sasia e dhembjes mbetet e njëjtë. Ndërsa sasia e hidhërimit që provojmë varet nga ena në të cilën vendosim dhembjen. Ndaj të vetmen gjë që mund të bësh kur vuan është të zgjerosh ndjesinë e gjërave…

Pusho së qeni gota…

Bëhu liqeni”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top