You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GËNJESHTRA BËHET E VËRTETË DHE E VËRTETA BËHET GËNJESHTËR…

GËNJESHTRA BËHET E VËRTETË DHE E VËRTETA BËHET GËNJESHTËR…

Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Një herë e një kohë ishin dy krijesa mitike, e Vërteta dhe Gënjeshtra. E Vërteta ishte shumë e pashme, e gjithë bota e donte dhe e sillte në shtëpi. Ndërsa Gënjeshtra ishte tepër e shpifur, kushdo që e shikonte ia mbathte nga frika dhe i mbyllte derën, prandaj dhe ajo detyrohej të rrinte e fshehur në një shpellë.

Një ditë prej ditësh, Gënjeshtra vendosi t’i shpallte luftë së Vërtetës. E takoi nën një muzg dhe mes tyre nisi një betejë e ashpër.

Dhjetë ditë dhe dhjetë net luftonin pa pushim, shpatat nxirrnin flakë, asgjë nuk e pengonte Gënjeshtrën që të mundte të Vërtetën.

E Vërteta luftonte me tërë fuqinë që zotëronte. E megjithëse lodhja dukshëm ishte pikturuar në fytyrat e të dyjave, ende nuk kishte fitues apo humbës.

Për një çast, gjetën guximin të lartësonin shpatat përsëri, të sunduara nga urrejtja u sulën kundër njëra-tjetrës.

Por ç’rastësi tragjike, e Vërteta preu kokën e Gënjeshtrës dhe Gënjeshtra preu kokën e së Vërtetës.

Për disa çaste sundoi një siklet i pazakontë, filluan të kërkonin verbërisht kokat e tyre. Për fat të keq, e Vërteta mori kokën e Gënjeshtrës dhe Gënjeshtra kokën e së Vërtetës./AlbStroka.com/

Qysh atëherë njerëzit vështirësohen t’i dallojnë…

Gënjeshtra bëhet e Vërtetë dhe e Vërteta bëhet Gënjeshtër…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top