You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZHDUKNI QELIZAT E VDEKURA NGA LËKURA

SI TË ZHDUKNI QELIZAT E VDEKURA NGA LËKURA

© Lorena Stroka

Good morning my dear friends and followers around the world… I hope you are all well… The weather today is very cold…

Sot, do të flasim për pastrimin e lëkurës, ose më saktë për një recetë të thjeshtë dhe të mirë që do t’ju nxjerrë nga halli në ato raste kur koha juaj është mjaft e kufizuar për shkak të angazhimeve të tepërta që mund të keni, (fëmijë, gatim, punë etj).

Në qoftë se nuk keni kohë të bëni një trajtim të kompletuar lëkure (pastrim, hidratim), provoni recetën e mëposhtme:

Përbërësit

400 ml ujë të ngrohtë (në temperaturë që mund ta duroni)

5 lugë gjelle kripë

Përgatitja

Në një tas shtoni dy përbërësit e mësipërm. Trazojini lehtë derisa të tretet gjysma e kripës, jo e tëra.

Aplikimi

Në vazhdim aplikojeni në fytyrë njëlloj sikur e lani. Kripën e mbetur në fundin e tasit kalojeni në fytyrë duke bërë masazh të lehtë, derisa të mbarojë. Në fund lereni 10 minuta të thahet (ruani sytë nga kripa) dhe shplahuni me ujë të ftohtë.

Uji i ngrohtë do të ndihmojë në hapjen e poreve, zbutjen e lëkurës dhe pastrimin e pikave të zeza.

Kripa do të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë e mbledhura në pore. Gjithashtu do të pengojë krijimin e baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë puçrra./AlbStroka.com/

* Në rast se keni lëkurë të ndjeshme (delikate) mos e përdorni…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top