You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » YLANG YLANG KUNDËR STRESIT TË FYTYRËS

YLANG YLANG KUNDËR STRESIT TË FYTYRËS

© Lorena Stroka

Mirëmbrëma të gjithëve, siç e shihni, sot po ju përshëndes për të dytën herë pasi qëlloi të botoja dy shkrime në të njëjtën rubrikë…

Tema e sotme ka të bëjë me masazhin e fytyrës… Mendoj se shumica e njerëzve nuk para i jep shumë rëndësi bërjes së masazhit… e konsideron disi luks. Megjithatë, si ide askujt nuk i tingëllon keq, apo jo?

Siç e dini, vajrat esenciale janë të njohura për vetitë e tyre relaksuese. Me siguri keni dëgjuar që përdoren gjerësisht për masazh fytyre dhe trupi. Janë jashtëzakonisht të dobishme për luftimin e stresit dhe presioneve të përditshme. Në treg qarkullojnë vajra të ndryshme, gjithësesi më të parapëlqyerat vazhdojnë të jenë vaji i kamomilit, livandos, portokalles, limonit, arrëmyshkut dhe ylang ylang.

Dhe ngaqë pothuajse të gjithë kemi nevojë për një masazh shplodhës nga duart e partnerit/partneres tonë, më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni:

4 pika neroli

1 pikë vaj kamomili

1 pikë vaj ylang ylang

10 pika vaj nga lulja juaj e preferuar (p.sh. trëndafil, karafil, manushaqe)

2 lugë gjelle vaj bajame

Të gjitha vajrat e mësipërme përziejini mirë dhe vendosini në një shishe të errët prej qelqi. Çdo herë përdorni jo më shumë se një lugë të vogël kafeje. Bëni rreth 5 minuta masazh me lëvizje ciklike (rrethore), pak para se të shtriheni për të fjetur./AlbStroka.com/

Natën e mirë miq të dashur!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top