You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PORTOKALLET JANË TË HIDHURA NË TETOR… (100 LETRA DASHURIE)

PORTOKALLET JANË TË HIDHURA NË TETOR… (100 LETRA DASHURIE)

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Andreas N

– “Je letrar”, më tha me zë të lartë. “Vërtet? Je?”

U hutova. Shkova ta mbuloja, ta ndryshoja, por nuk më linte.

– “Kam nevojë, kam nevojë për një letrar”, bërtiste.

Shkoi mbylli derën dhe më tha të ulesha. U trullosa. Ajo që kërkonte prej meje ishte gjëja më e vështirë në botë, pasi kisha vendosur të ndryshoja profesion. Ishte njeri i çuditshëm. Në mesditë kur po hanim në një restorant luksoz më tha se përse më donte.

Ishte martuar dy herë, por lumturia ende nuk e kishte vizituar. Bënte si fatkeq dhe vërtet do të më vinte keq për të, në rast se nuk do i kisha zilinë stomakut të tij. Hante vazhdimisht dhe më fliste për vetminë dhe shkretinë e tij. Në fund më pyeti nëse shkruaja letra dashurie.

– “Jo”, i thashë, pastaj e drodha në çast duke e siguruar se nuk kisha shkruar kurrë letra të mia, por mund të shkruaja për të tjerë, mjafton të kisha të dhënat që më nevojiteshin”.

Më porositi, pra, të shkruaja dy letra dashurie dhe t’ia çoja të nesërmen, do më paguante për çdo letër dhe në rast se do t’i pëlqenin do të më punësonte në zyrën e vet.

……………………………………………………………            …………………………………………………………….

– “Çfarë janë këto?”, më pyeti.

– “Njëqind”, i thashë.

– “Ç’njëqind?”

– “Njëqind letra. Pesë mijë!”

– “Pesë mijë!”

– “Je në vete?” E peshoi letrën në dorë dhe iu duk disi e rëndë.

– “Njëqind letra. Për sa ditë i shkrove?”

– “Këto ditë”, i thashë.

– “Mendon se do më tallësh?” më tha. “Unë kam të blej njëqind si ty, dhe nuk po shkruaj dot një letër, ndërsa ti shkrove njëqind brenda pesë ditëve? Nga i kopjove?”/AlbStroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top