You Are Here: Home » Gnomonologji » CILËT VALLË DO TË GUXONIN TË PËRGJIGJESHIN ME DORË NË ZEMËR?

CILËT VALLË DO TË GUXONIN TË PËRGJIGJESHIN ME DORË NË ZEMËR?

Nga Lorena Stroka

Në prag të një dite, jave, muaji apo viti të ri, të gjithë gjejmë pak kohë për të menduar rreth vetes, jetës sonë, herë duke kthyer vështrimin pas në të shkuarën, dhe herë duke parë pëpara, drejt së ardhmes. Sjellim në mend sukseset, dështimet, ngjarjet që na gëzuan apo lënduan. Ky proces introspeksioni na ndihmon të kuptojmë se ku jemi, ku shkojmë, dhe si të organizojmë gjithçka kemi në mendje. Nganjëherë për të gjetur kuptimin e jetës është më e lehtë nga ç’mendojmë, mjafton të parashtrojmë pyetjet e duhura… As vetë s’e di se sa faqe librash psikologjie kam shfletuar për të gjetur ato pyetje që i përshtaten temë së sotme, pra vetëdijes. Shpresoj që ju të keni një përgjigje për të gjitha, sepse unë nuk ia dola… (në publik s’do të guxoja kurrë)…

  • Me një frazë të shkurtër, kush je?
  • Pse je i rëndësishëm?
  • Cila është motoja jote për jetën?
  • Çfarë është ajo që ke ti dhe duan ta kenë edhe të tjerët?
  • Çfarë të mungon nga jeta?
  • Cila është gjëja e fundit që ke në mendje?
  • Lumturia është…?
  • Çfarë qëndron mes teje dhe lumturisë?
  • Për çfarë ke më shumë nevojë në këto çaste?
  • Çfarë kërkon “fëmija” brenda teje?
  • Çfarë është ajo që do tani dhe për të cilën je i sigurtë?
  • Çfarë të shqetëson kohët e fundit?
  • Çfarë ke frikë?
  • Çfarë nuk do të braktisje kurrë?
  • Çfarë do që të moss harrosh kurrë?
  • Çfarë të bën të ndihesh i/e sigurtë?
  • Cilat veprimtari të bëjnë të mos kuptosh kohën që kalon?
  • Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë deri më sot?
  • Cili është vendimi më i mirë që ke ndërmarrë ndonjëherë?
  • Për ç’gjë je më shumë mirënjohës?
  • Në bazë të rëndësisë, si do t’i rendisje: lumturi, para, dashuri, shëndet, famë?
  • Çfarë është ajo që dëshiroje gjithmonë por që ende nuk e ke bërë?
  • Cili ishte çasti më i rëndësishëm i jetës sate vitin e fundit?
  • Cili është ndryshimi nr. 1 që duhet të bësh brenda 12 muajve të ardhshëm?
  • Cila është gjëja e parë që dëshiron të arrish në 5 vitet e ardhshme?
  • Çfarë nuk do të bëje kurrë?
  • Çfarë është ajo që the: “këtë nuk do ta bëj kurrë, dhe e bëre”?
  • Çfarë është ajo që mësove kohët e fundit për veten tënde?
  • Me një fjali, çfarë uron për të ardhmen tënde?
  • Çfarë të shqetëson më shumë për të ardhmen?
  • Kur shikon të shkuarën, çfarë të mungon më shumë?
  • Çfarë është ajo që s’të mungon fare nga e shkuara?
  • Çfarë është ajo që të bëri të kuptosh se koha kalon shumë shpejt?
  • Cila është sfida me e madhe me të cilën po përballesh tani?
  • Me një fjalë, si do ta përshkruaje personalitetin tënd?
  • Çfarë nuk të ngre nervat, nuk të prish rehatinë?
  • Çfarë është ajo që shumica e njerëzve nuk dinë për ty?
  • Cili është keqkuptimi më i shpeshtë që njerëzit kanë për ty?
  • Cilat janë tre cilësitë që kërkon te një mik?
  • Cila lshtë gjëja më e çmuar që ke?
  • Çfarë është ajo që nuk do doje të kalonte një ditë pa e bërë?
  • Cila është gënjeshtra më e madhe që dikur mendoje se qe e vërtetë?
  • Çfarë është ajo që askush nuk mund të ta vjedhë dot kurrë?
  • Ç’gjë e keqe të ndodhi në të shkuarën dhe të bëri më të fortë?/AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top