You Are Here: Home » Gnomonologji » TRI TË VËRTETAT (III)

TRI TË VËRTETAT (III)

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

J.B

Është e vërtetë që njeriu nuk mund të bëjë gjithmonë atë që dëshiron, por çdokush mund të MOS bëjë KURRË atë që NUK DO.

Asnjëherë të mos bëj atë që nuk dua…

Në qoftë se jam i rritur, askush nuk mund të më detyroj të bëj diçka që nuk dua. Mjafton që të arrij të çlirohem nga nevoja ime për të parë disa që të më përkëdhelin, duartrokasin e duan.

Që të mësojë dikush të jetojë sipas kësaj të vërtete, nuk është gjë e lehtë. Dhe më e rëndësishmja, nuk është falas.

(Asgjë e mirë nuk është falas, dhe kjo është gjë e mirë).

Çmimi është që kur dikush guxon të thotë “Jo” fillon të zbulojë disa aspekte të panjohura të miqve të tij: qafën, shpinën dhe të gjitha pikat e tjera që bëhen të dukshme vetëm kur tjetri ikën./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top