You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Tani të zhveshur tërësisht, asgjë nuk na ndan më…

Tani të zhveshur tërësisht, asgjë nuk na ndan më…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Maria TH

Dhe në qoftë se vetëpyetesh se çfarë më bëri të të dua, është heshtja jote…
Është vështrimi yt që bërtet me zë të lartë çdo klithmë të shpirtit tënd…
Është përkëdhelja jote që më burgos trupin dhe më mbush me të fshehta domethënëse…
Është frika e fshehtë e mungesës…
Është çdo ditë që dëgjoj zërin tënd…
Është mënyra se si flet për jetën, akoma dhe fjalët e këqija që thua, nuk ka problem, ndoshta tingëllojnë ndryshe kur dalin nga buzët e tua.
Tani të zhveshur tërësisht, asgjë nuk na ndan më, natyra na ka krijuar për t’u bashkuar dhe për të krijuar lumturi.
Buzët e tua më dehën me pijen më të ëmbël…
Sytë e tu më tronditën si stuhi…
Duart e tua më përkëdhelën si nëna fëmijën…
Ti, më mësove se ç’do të thotë dashuri./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top