You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » 3 RECETAT MË TË MIRA PËR GJINJ TË FORTË E TË NGRITUR

3 RECETAT MË TË MIRA PËR GJINJ TË FORTË E TË NGRITUR

lorena-stroka-foto-gjoksi-maska-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pasja e një gjoksi të bukur nuk duhet parë si e vetmja mënyrë për tërheqjen e meshkujve. Sepse ajo është një “armë” e përkohshme që në rrjedhën e kohës, ashtu si dhe çdo pjesë tjetër e trupit, mund të mos jetë më aq joshëse sa më parë. Përvoja e jetës na ka treguar se lidhjet e krijuara, vetëm në bazë të paraqitjes së jashtme, kanë rezultuar tërësisht të dështuara dhe afatshkurtra.

Çdo përmirësim fizik e bëjmë në radhë të parë për veten tonë, pastaj për ata që na rrethojnë. Sepse nëse fillojmë të marrim parasysh shijet e njërit, apo të tjetrit, në fund, do të kemi humbur thelbin, vetveten. Mbani mend se të dukurit bukur, është një detyrë e jona ndaj vetes, dhe jo karshi atyre që janë në kërkim të sipërfaqësisë!

lorena_stroka_foto_biografia_biography_wikipedia_albstroka_facebook21Megjithatë, për të mos devijuar nga tema, le të fokusohemi më poshtë:

Sot, do të flasim për tri mënyra të thjeshta që do të ndihmojnë në metamorfozimin e gjoksit tuaj. Nuk mund të them se pas aplikimit të këtyre maskave, gjinjtë e një gruaje 50 vjeç, do të duken si të një vajze 20 vjeç, jo, kjo do të ishte mashtrim, por, natyrisht do të përmirësohen dukshëm, duke e bërë atë të ndihet më komode me trupin e saj, pse jo dhe më e re.

albstroka-blog-maska-per-gjoksin-nga-lorena-strokaReceta e parë: Rrihni fort një të bardhë veze, në vijim, përhapeni mbi gjinj duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta. Pastaj, shpëlajini më lëng kastraveci, ose qepe, dhe në fund fare me ujë të ftohtë.

albstroka-blog-lorena-stroka-keshilla-bukurie

Receta e dytë: Në një tas përzieni së bashku një grusht kokrra shegësh të shtypura bashkë me 1 lugë gjelle vaj farash mustarde. Pastaj, para se të flini, aplikojeni në gjinj të pastër, duke mos harruar të bëni masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Lereni të veprojë përgjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Receta e tretë: Në një enë përzieni lëngun e një limoni bashkë me një filxhan kafeje rum të cilësisë së lartë, pastaj lereni në anë rreth 24 orë. Të nesërmen, aplikojeni në gjinj, duke bërë masazh të lehtë, pas 20 minutash shpëlahuni me ujë të vakët./albstroka.com/

Kaq për tani, shihemi nga pasdreka!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top