You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » CIGANI: DUA TË MARTOHEM ME TY!

CIGANI: DUA TË MARTOHEM ME TY!

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

– Do që të martohemi?

– Jam e vogël, shkoj në klasën e katërt.

– Çfarë? Në fillore?

– Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë?

– Po!

– Pse?

– Që të mësojnë shkronja dhe kur të rriten të bëhen mjekë ose mësuesë. Ti nuk shkon në shkollë?

– Ciganët nuk shkojnë në shkollë…

– Pse?

– Se tërë kohën bredhin e punojmë…

– Çfarë pune bëni?

– Ç’na del!

Të dy qenë ulur në një kërcu të thyer jashtë fshatit dhe bisedonin kush e di se sa orë. Dielli u përvëlonte fytyrat e njoma, ndërkohë që dashuria fëminore dalë ngadalë kishte filluar t’u digjte zemrat./AlbStroka.com/

-Si të quajnë?

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top