You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Kujtime verore

Kujtime verore

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Th.D

Dy sy më të mëdhenj se deti.
Ti.
Qiell, verë, qetësi…
U gris maska e gushtit,
lindëm unë e ti.
Nata u bë nënë e mirë.
U afruam
unë dhe ti,
qielli u përkulë,
në buzë më puthe ti.
Një yll na përgjonte,
“shkojmë brenda”, the ti.
Në mëngjes,
buzët e mia kishin shijen e një mbrëmjeje verore
që më kishe dhuruar ti./AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top