You Are Here: Home » Mjekësi » PEDIATRI » Si të trajtoni gastroenteritin pa barna

Si të trajtoni gastroenteritin pa barna

Nga Lorena Stroka

Kur fëmija juaj ka të vjella dhe diarre, atëherë, themi se vuan nga gastroenteriti. Shkak për shfaqjen e këtyre simptomave janë infeksionet virale, edhe pse nuk duhen përjashtuar helmimet ushqimore, infeksionet në traktin urinar, alergjitë ushqimore, ankthi, etj. Në çdo rast, duhen kontrolluar të vjellat dhe diarreja se përndryshe fëmija mund të dehidratohet dhe të nevojitet të shkojë në spital për të marrë serum. Megjithatë, derisa të thërrisni pediatrin mund të bëni disa gjëra themelore për të ndihmuar fëmijën tuaj, madje pa i dhënë ilaçe.

Çfarë të bëni kur ka të vjella

Sa më i vogël është fëmija aq më shpejt mund të humbë lëngje trupi (dehidratohet), qysh nga të vjellat e para. Menjëherë, ndërpresim ushqyerjen për 3-4 orë. Nuk i japim të pijë as ujë, thjesht i lagim pak buzën me pecetë të lagur. Me shpresën se pas 3-4 orësh stomaku i fëmijës është qetësuar disi, fillojmë t’i japim pakëz ujë, qumësht ose preparate kundër dehidratimit (1 -2 lugë sheqeri, jo më shumë). Në qoftë se nuk vjellë më, atëherë fillojmë gradualisht t’i japim sasi të vogla qumështi ose ushqimesh të lehta si pure, oriz, pa e detyruar.

Çfarë të bëni kur ka diarre

Diarre do të thotë jashtëqitje e shpeshtë dhe e paformuar mirë. Në qoftë se në nevojën e fëmijës vëreni pikëza gjaku, kontaktoni menjëherë mjekun për analiza. Ndaloni ushqyerjen e rëndë me fruta si (portokalle, kivi) apo zarzavate si (spinaqi). Fëmijës i japim veç pure patateje ose karote, oriz, makarona dhe ujë me bollëk. Foshnjet që ushqehen ekskluzivisht me qumësht duhet të konsumojnë qumësht kundër diarresë ose pa laktozë. Fëmija ushqehet si më parë vetëm kur nuk ka më diarre (heqje barku)./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top