You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NDALO së qeni pengesë në lumturinë time…

NDALO së qeni pengesë në lumturinë time…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

NDALO së qeni pengesë në lumturinë time, mos më kërko të bëj atë që është mbi fuqitë e mia. U deshën vite të tëra të të ngjaja, të shndërrohesha.
NJË milion fjalë kam për të thënë, një milion dete, një milion gabime në xhepin tim. Jehona pushon në rërë. Koha nuk po regullohet…
KA shumë hëna sonte, qysh atëherë që të desha kam shumë frikë… Është sikur i ke ndonjë borxh verës së shkuar. Është sikur vendose pranë vetes, veten tënde të vjetër.
Sonte hëna është e tepërt. Qysh atëherë që të desha, kam frikë…
MENDJA IME mendon gjëra të rrezikshme për lagjet e vjetra. Atje, ku fëmijët e pafat shikohen në sy./AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top