Historia e shkurtër e Astrologjisë
Nga Lorena Stroka
Kronologjitë e mëposhtme, përshkruajnë rrugëtimin e astrologjisë që nga viti 3000 p.e.s. dhe deri më sot kundrejt zhvillimeve të përgjithshme historike. Bëhet e qartë se njeriu, në luftën e tij me mjedisin e drejtpërdrejtë nuk ecte ashtu siç duhej. Periudhat sporadike të aktivitetit intensiv, si periudha 1400 – 1600, shpenzonin energjinë e tij dhe menjëherë vijonte një kohë – që zgjaste deri në tre shekuj – stacionim fenomenik, gjatë së cilës grumbullonte forca të reja. Hapat progresive që u realizuan gjatë kohëve të para të Perandorisë Romake, veçanërisht në astrologji, i pasoi një periudhë gjatë së cilës jo vetëm nuk u shënua asnjë kontribut i ri në zhvillimin e saj, por edhe një pjesë e madhe e pushtimeve të saj u shpërnda pjesërisht ose humbi terësisht. Por më vonë erdhi periudha e madhe e Rilindjes dhe u bënë ndryshime te kenaqshme. Domethënë, me astrologjinë, ndodhi pikërisht ajo që ndodhë edhe në historinë e politikës dhe të kulturës. Kohët e lashta në Babiloni dhe Greqi, ishin të begatshme, pasi gjatë tyre u themelua dhe u kultivua sa shkenca, po aq edhe astrologjia. Më vonë, deri në 1400, në Europë, historiku i periudhës ishte i pakët. Pas kësaj, ashtu siç ndodhi edhe me artet e mira, erdhi një rilindje e astrologjisë që e pasoi një tjetër periudhë përbuzëse, paralelisht me përparimin e shkencës dhe skepticizmit.
2600 p.e.s. Farao Snefru i dinastisë së katërt egjiptiane ndërton piramidën e parë.
1728 – 1686 p.e.s. Hamurabi zgjeron perandorinë Babiloneze.
753 p.e.s. Themelimi i Romës.
356 – 323 p.e.s Aleksandri i Madh krijon perandori që nga Greqia e deri në Indi.
27. p.e.s. Augusti, perandori i parë Romak. Fillon periudhën e pushtimeve të mëdha, kryesisht në Lindje.
330 p.e.s. Themelimi i Konstandinopojës nga Romaku i krishterë Konstandin.
476. Fundi i perandorisë Romake Perëndimore.
570 632. Muhamed bëhet profet dhe themelues i Islamit.
743 – 813. Karlomagni, perandori i parë i Perandorisë së Shenjtë Romake.
Shek VIII – IX. Perandoria Arabe ndërpret tregtinë me Europën.
1099. Kryqëzimi i parë në Jeruzalem.
1162 – 1227. Gengis Khan themelon perandorinë më të madhe që ekzistoi ndonjëherë.
Shek XII – XIII. Zhvillim dhe lulëzim i ritmit gotik në art dhe arkitekturë.
2872 p.e.s. Sargoni i Akadës përdorë priftërinj-astrologë që t’i bëjnë parashikime.
1300 – 1236 p.e.s. Ramsi II themelon katër shenjat e horoskopit: Dashin, Peshoren, Gaforen dhe Bricjapin.
668 p.e.s. Horoskopi më i lashtë që është ruajtur.
280 p.e.s. Birosi ndërton shkollën e parë astrologjike në ishullin Kos të Greqisë.
63 p.e.s. – 14 pas.e.s. Augusti lëshon kartmonedha me shenjën e Bricjapit. Lindja e Krishtit përhapet nga magjistarët – astrologë që ndjekin një yll.
120 – 180. Klaudio Ptolemeo shkruan “τετράβιβλο”, shkrimin më të rëndësishëm astrologjik.
204 – 270. Plotini, themeluesi i neoplatonizmit, pranon rëndësinë e astrologjisë, por insiston në vullnetin e lirë.
354 – 430. Shen Augustini nga adhurues i flakët i astrologjisë gjatë rinisë së tij, shndërrohet në luftuesin e saj më të ashpër.
410 – 485. Prokli, filozof dhe tifoz i Platonit, parafrazon “Τετράβιβλο”.
978. Murasaii shkruan “Historinë e Gengit”, tregimin më të lashtë imagjinar në botë, i cili përmbnan referenca të ndryshme të astrologjisë japoneze.
1125. Universiteti i Bolonjës çelë studime astrologjie.
1259. Kinezët arijnë të “ndërtojnë armën që nxjerrë flake”, duke përdorur barut.
1921. Rëzohen dhe rrënojat e fundit të Mbretërive të Kryqmbajtësve.
1400 – 1500. Rilindja e Italisë.
1453. Fundi i perandorisë Bizantine nga pushtimi i osmanëve.
1455. Gutembergu shtyp “Shkrimin e Shenjtë” (biblën).
1492. Kolombi zbulon “Botën e Re”. Themelimi i perandorisë Spanjolle.
1538. Gerard Merkator boton hartën botërore të tij, që hap një epokë të re në kartografi.
1577. Sir Fransis Dreik, bën “Udhëtimin Rreth Botës”.
1642 – 1721. Isak Njuton, astronom i madh, boton veprën e tij “Parimet e Filozofisë Matematike” në 1687.
1712 – 1778. Zhan Zhak Ruso shkruan “Kontratën Sociale”.
1738 – 1822. Uilliam Hersell, themeluesi i kozmologjisë bashkëkohore, zbulon planetin Uran.
1789. Shpërthen Revolucioni Francez.
1846. Zbulimi i Posidonit.
1879 – 1955. Ainshtajn, fizikant gjermano-hebre, shpjegon me “Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit” një anomali në lëvizjen e Merkurit.
1930. Zbulimi i Plutonit.
1957. Rusët lëshojnë Sputingun e pare në Hapësirë.
1969. Amerikanët zbresin për here të pare në Hënë.
1972. Një fushë e forte magnetike zbulohet në Dia.
1975. Austronautët Amerikanë dhe Rusë u takuan në Hapësirë.
1977. Zbulohen unazat e Uranit.
1978. Zbulohet sateliti i Plutonit.
1979. Austronautët Rusë kalojnë 175 ditë në Hapësirë. Zbulohen unazat e Dias.
1980. Kroni fotografohet nga afër.
1982. Zhvillohen teknikat për laboratore në Hapësirë.
Shek XIII. Joani i Hollivudit, i ashtëquajturi Sakrobosko, shkruan “Sferën Botërore”.
1214 – 1294. Rogiros Vakon, filozof i njohur, e karakterizon matematikën si shumë të rëndësishme për astrologjinë.
1225 – 1230. Ndërtimi i Universitetit Kembrixh, astrologjia didaktohet që nga 1250..
1254 – 1324. Hulumtuesi Venecian Marko Polo përllogarit se 5000 astrologë punojnë në Kinë.
1265 – 1321. Dantja, shkrimtar Italian, përdorë simbole astrologjike në veprat e tij.
1340 – 1400. Çoser, poeti i madh dhe i pare Anglez, shkruan poezi me përmbajtje astrologjike.
1473 – 1543. Koperniku formon teorinë se “Toka rrotullohet rreth Diellit”. Veprën e tij ia dedikon astrologut të madh, Papa Pavlit III.
1527 – 1608. Xhon Di, astrolog, alkimist dhe agjent i mbretëreshës Elisabetë (I) të Anglisë, i jep gjithashtu këshilla astrologjike.
1546 1601. Tihon Brahe, astronom oborrëtar dhe astrolog i Danimarkës: “Të gjithë ata që mohojnë astrologjinë, bëjnë një sy qorr e një vesh shurdhë ndaj dëshmive të padiskutueshme”. Vërteton ndikimet natyrore të planeteve mbi qeniet njerëzore.
1564 – 1616. Uilliam Shekspir përdor shumë elemente astrologjike, pothuajse tek të gjitha veprat e tij.
1571 – 1630. Johan Kepler thotë se astrologjia vjen nga përvoja, te cilen e mohojnë ata që nuk e kanë hulumtuar.
1602 – 1681. Uilliam Lili, astrologu më i famshëm i kohës së tij, mbrohet nga kavalierët.
1749 – 1832. Gete, poet Gjerman, shfaq simpati për teorinë astrologjike.
1781. Urani bëhet planeti i tetë astrologjik.
1795 – 1873. Riçard Xheims Morrison dhe Robert Kros Smith vlerësohen si astrologët më të shquar të epokës së tyre. Themelohen shkrimet popullore astrologjike.
1875 – 1961. Karl Gustav Ung, psikolog, që nis përdorimin e astrologjisë në analizën psikologjike.
1920 – 1982. Astrologu britanik Xhon Andi formon teorinë e harmonive në periudhat kozmike.
1948. Çarl Karter themelon Shkollën e Studimeve Astrologjike në Angli.
1950. Mishel dhe Fransua Gogelen, statistë dhe psikologë, fillojnë të analizojnë teorinë astrologjike.
1960. Hulumtim shkencor i ritmeve kozmike.
1974. 3000 astrologë ndjekin një konferencë në Kaliforni.
1976. Botohet libri “Të Harmonishme në Astrologji”.
© 2010 Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.